Rreth nesh

DY-TRI FJALË PËR SHTYPSHKRONJEN



Gjithçka filloi nga varfëria dhe dashuria për punën. U dasht shumë mund e vite, sakrificë e përkushtim për të ardhur të ky emër i përveçëm i profesionit ne fushën e dizajnit dhe shtypit. Fillet ishin që nga vitet e 90-ta, atëherë kur ishte vështirë edhe të jetohej, e lëre më të bëhej biznes. Pas shumë vështirësive dhe zellit për punë, në vitin 2005 ky përkushtim u konkretizua me emrin e përveçëm: Ndërmarrja Grafike Botuese “InterGraf”. Ndonëse synimi ishte i hershëm, rrugëtimi ishte i gjatë për të ardhur deri këtu. Nga një nismë familjare e vëllezërve: Naim, Bekim, Fadil dhe Ismajl Kurtaliqi nga fshati Varosh Komuna e Ferizajt, me disa elemente tejet klasike të shtypit të sitave në atë kohë, dhe nga ky rrugëtim i gjatë, kjo ndërrmarje kredibile tani numëron rreth 20 punëtorë dhe me teknikën më të avancuar të kohës për shtyp, duke u bërë një nga shtypshkronjat më prestigjioze në Ferizaj, Kosovë e më gjërë. Tani rrjeti i punës i kësaj shtypshkronje, është i lidhur me klientë nga të gjitha sferat shoqërore, duke filluar nga elementet më të vogla të shkollarëve me grimca të vogla për shtyp, pastaj të librave, shtypjeve komeciale, broshurave, katalogë, fletëpalosjeve, posterave, kalendarëve, dosjeve, e deri te punët për bizneset e mëdha gjigante në shtype të formateve të mëdha e me një gamë të gjerë produktesh. Kredibiliteti i saj ka arritur te bizneset, shkollarët, insitucionet, artistët etj. Harta e klientelës sonë ka kaluar edhe kufinjtë e Kosovës, duke krijuar konsumatorë edhe në Ballkan e rajon, e deri në Zvicërr, Gjermani, Francë e Norvegji. Krejt kjo është arritur me punë, përkushtim e respektim, e parasëgjithash me besim reciprok. Këtë e bënë stafi profesionistë i kompletuar, hapësira e majftueshme, e pajisjet profesionale, harmonia në punë, raportet e mira me klientët etj. Thuhet një fjalë e urtë e biznesmenëve të suksesshëm gjerman: “Der Verbraucher ist König” – “Konsumatori është mbreti”. Prandaj shtypshkronja “Integraf” me gjithë objektivat e saj, për efikasitet në punë, ofrim të shërbimeve cilësore në vend e kohë, e me çmime promovuese, parasëgjithash prioriteti të përhershëm e ka: konsumatori i kënaqur.


MBI

100kK

Klient

10kK

Partner

900kK

Projekte

29 Vite

Përvoj