Gjithçka filloi nga varfëria dhe dashuria për punën.
U dasht shumë mund e vite, sakrificë e përkushtim për të ardhur të ky emër i
përveçëm i profesionit ne fushën e dizajnit dhe shtypit.
Fillet ishin që nga vitet e 90-ta, atëherë kur ishte vështirë edhe të jetohej, e lëre më
të bëhej biznes. Pas shumë vështirësive dhe zellit për punë, në vitin 2005 ky
përkushtim u konkretizua me emrin e përveçëm: Ndërmarrja Grafike Botuese
“InterGraf”.
Ndonëse synimi ishte i hershëm, rrugëtimi ishte i gjatë për të ardhur deri këtu. Nga
një nismë familjare e vëllezërve: Naim, Bekim, Fadil dhe Ismajl Kurtaliqi nga fshati
Varosh Komuna e Ferizajt, me disa elemente tejet klasike të shtypit të sitave në atë
kohë, dhe nga ky rrugëtim i gjatë, kjo ndërrmarje kredibile tani numëron rreth 20
punëtorë dhe me teknikën më të avancuar të kohës për shtyp, duke u bërë një
nga shtypshkronjat më prestigjioze në Ferizaj, Kosovë e më gjërë.